Ndërlidhjet

logo-print

TAJVAN


Vazhdon gjendja e tensionuar mes Kinës dhe Tajvanit, pas miratimit të ligjit nga ana e Kinës që i lejon Pekinit të drejtën e përdorimit të forcës nëse Tajvani merr ndonjë hap për shkëputje.
Me këtë rast Joseph Wu, kreu i Këshillit për mardhëniet mes Tajvanit dhe Kinës deklaroi:
"Qeveria kineze qëllimisht ka vepruar në mënyrë të njëanshme për të ndryshuar gjendjen aktuale duke miratuar legjistlacionin që parasheh dhe masa jo paqësore kundër Tajvanit, çfarë kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Wu për të shtuar:
"Sovraniteti i Tajvanit i takon 23 milionë tajvanezëve dhe çdo ndërhyrje nga autoritetet kineze nuk do të tolerohet", tha zyrtari i lartë tajvanez.
XS
SM
MD
LG