Ndërlidhjet

RAMALLAH


Kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka vlerësuar si inkurajues takimin me udhëheqësin palestinez, Mahmud Abas.
"Kam diskutuar me presidentin palestinez përparimin dhe zhvillimet që kanë ndodhur këtu, veçanërisht tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe kthimin e katër qyteteve në Bregun Perëndimor. Të njëjtën përshtypje pata dhe pas takimit të djeshëm me kryeministrin Sharon", tha Annan, në të parën vizitë në Lindjen e Mesme në katër vitet e fundit.
Udhëtimi i Annanit pati si shkak atë që është cilësuar si moment i favorshëm për paqen në rajon. Njëherësh ai do të marrë pjesë dhe në hapjen e muzeumit të ri për Holokaustin në Jerusalem.
XS
SM
MD
LG