Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka emëruar Karen Hughes, si nënsekretare shteti për diplomacinë publike. Ky post synon të përqëndrohet në përmirësimin e imazhit të Shteteve të Bashkuara në botë, veçanërisht në botën arabe.
Hughes ka qenë për një kohë të gjatë këshilltare e presidentit Bush.
Rice dhe Bush kanë vlerësuar se imazhi negativ për Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm sfidë për politikën e jashtme, por dhe një faktor që i ndihmon ekstremizmit dhe terrorizmit.
XS
SM
MD
LG