Ndërlidhjet

BAGDAD


Udhëheqësit kurdë të Irakut kanë filluar në Bagdad bisedime të reja me përfaqësuesit e partive shiite për krijimin e një koalicioni qeveritar, përpara mbledhjes së seancës së parë të Asamblesë kombëtare. Udhëheqësi i kurdëve të Irakut, Jalal Talabani, ka thënë se diskutimet kanë mbetur rreth statusit të qytetit etnikisht të ndarë të Kirkukut, që është njëherësh dhe një fushë e madhe naftëmbajtëse si dhe të ardhmes së njësive paraushtarake kurde të njohura me emrin, peshmerga.
Lidhur me gjendjen e sigurisë kanë vazhduar edhe sot vrasjet në pjesë të ndryshme të Irakut.
Po sot janë larguar nga Iraku dhe kontigjenti hollandez i përbërë prej 160 trupash.
XS
SM
MD
LG