Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në një rrugë në qendër të Prishtinës ndodhi një shpërthim i fuqishëm, në çastin kur andej po kalonte kolona e automobilave në përcjellje të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Policia ka konfirmuar se një veturë në këtë konvoj ishte dëmtuar. Sipas punëtorëve të sigurimit të presidencës, zoti Rugova ka kaluar pa kurrfarë pasojash. Ai ishte nisur për tu takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana. Është raportuar se së paku një person është lënduar. Forca të sigurimit kanë bllokuar vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG