Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Bashkimi Evropian pret që Kosova sa më shpejtë të ketë qeverinë e saj të re" ka thënë sot në Prishtinë, shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Havier Solana. Pas takimit me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, Solana tha se e çmon synimin e presidentit që të diskutojë me të gjithë faktorët politikë për mënyrën e formimit të qeverisë së re. Presidenti Rugova tha se qeveria aktualisht po vazhdon punën dhe ai do të përmbush detyrat kushtetuese.
"Unë sipas detyrave kushtetuese dhe në konsultim me të gjitha partitë do të caktojë me kohë kryeministrin e ri" tha presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG