Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 4 persona u lënduan nga shpërthimi i një veture bombë në pjesën e dominuar nga myslimanët synni në Bagdad. Sulmi ndodhi një ditë para mbledhjes së parë të parlamentit të Irakut, që ka dalë nga zgjedhjet e 30 janarit. Ndërkohë, liderët shiitë dhe kurdë vazhdojnë bisedimet për koalicionin qeverisës. Ata janë pajtuar në parim për koalicion, në mënyrë që të sigurojnë dy të tretat e shumicës në parlament, mirëpo edhe pas gjashtë javë bisedimesh nuk janë pajtuar për detajet e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG