Ndërlidhjet

DAMASK


Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak takohet me presidentin e Sirisë, Bashar al Assad, për të diskutuar rreth tërheqjes së trupave të Sirisë nga Libani. Ndërkohë, në Bejrut, ish kryeministri pro sirian, Omar Karami ka filluar bisedimet për formimin e qeverisë së re. Opozita ka thënë se nuk do të përfshihet në asfarë koalicioni para tërheqjes së plotë të trupave të Sirisë nga Libani. Shtetet e Bashkuara ndërkaq, përsëritën kërkesat për tërheqjen e trupave të Sirisë.
"Tani duhet të sigurohemi se në Liban do të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti Bush beson se e ardhmja e Libanit është në duart e njerëzve të Libanit" tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, sipas të cilit prania e forcave të Sirisë e pengon Libanin që të ndjek kursin e tij.
XS
SM
MD
LG