Ndërlidhjet

KAIRO


Udhëheqësit e 13 grupeve më të mëdha palestineze u mblodhën në Kairo për të diskutuar rreth armëpushimit eventual me Izraelin. Gjatë ditës në takim do të marrë pjesë edhe lideri i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Javën e kaluar ai ka thënë se pret që fraksionet e armatosura palestineze do të pajtohen për armëpushimin, mirëpo kryeministri i Izraelit Ariel Sharon tha se armëpushimi nuk është i mjaftueshëm.
XS
SM
MD
LG