Ndërlidhjet

PRISHTINË


Unë nuk kam ardhur për të imponuar zgjidhje por për të dhënë këshilla, në mënyrë që procesi i formimit të qeverisë së re të Kosovës të jetë gjithëpërfshirës, tha sot në Prishtinë, shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana, pasi u takua me drejtuesit ndërkombëtarë e vendorë dhe liderët politikë të Kosovës.
Solana dhe Petersen thanë se Kosova ka shumë punë për të bërë dhe nuk ka kohë për të humbur.
Bashkimi Evropian pret që Kosova sa më shpejt të ketë qeverinë e saj të re dhe që procesi i formimit të saj të jetë gjithëpërfshirës, tha Solana, pas takimeve që ka pasur me udhëheqës të institucioneve dhe me liderë politikë të Kosovës.
"Unë po them se procesi gjithëpërfshirës është fundamental. Secili duhet të ndihet që ka marrë pjesë në shqetësimet e përbashkëta, por përbërja e qeverisë është një çështje që duhet të dakordohet në marrëveshje ndërmjet vetë liderëve, tha Solana, për të shtuar se askush nuk guxon të lihet jashtë procesit.
XS
SM
MD
LG