Ndërlidhjet

PRISHTINË


Institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe subjektet politike në Kosovë e kanë dënuar ashpër shpërthimin e sotëm që ndodhi në Prishtinë, duke e cilësuar atë si sulm ndaj presidentit Ibrahim Rugova.
Sipas zyrtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës, sot rreth orës 08:20, në afërsi të Pallatit të Sporteve në Prishtinë ka ndodhur një shpërthim në një kontejner mbeturinash në momentin kur aty pari po kalonte eskorta e presidentit Rugova, i cili po shkonte të takonte përfaqësuesin e Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Havier Solana.
Rugova ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Zyra e presidentit Rugova, e ka quajtur këtë tentim atentat në presidentin Rugova, dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse ndriçimin e rastit dhe nxjerrjen e autorëve të aktit para drejtësisë.
"Si president i Kosovës e gjykoj këtë akt dhe ata njerëz që kanë për qëllim të bëjnë vepra të tilla duhet t’i pengojmë dhe duhet të marrin dënimin e merituar sepse nuk duhet të lejohet që të vihet në rrezik jeta e qytetarëve të Kosovës”, tha Rugova.
Aktin e dënoi ashpër shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen.
“Është e qartë se akte të tilla nuk e gëzojnë përkrahjen e shumicës së popullatës së Kosovës dhe është e qartë se akte të tilla nuk do ta devijojnë rrugën e Kosovës drejt implementimit të standardeve dhe rrugën drejt diskutimeve për statusin e saj në fund të këtij viti”, tha Petersen.
Qeveria e Kosovës e ka cilësuar këtë si një akt makabër, të drejtuar jo vetëm kundër presidentit Rugova, por edhe kundër pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG