Ndërlidhjet

STRASBOURG


Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Terry Davis e ka dënuar ashpër sulmin ndaj autokolonës së presidentit Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar si "akt terrorist".
"Ky sulm i papranueshëm terrorist kundër presidentit të Kosovës, ndodhi në kohën kur të gjitha forcat demokratike në Kosovë duhet të punojnë për mbrojtjen dhe përparimin e vlerave themelore demokratike dhe të drejtave të njeriut", tha Davis.
Në komunikatën e tij, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës i bën thirrje popullit të Kosovës të bashkëpunojë në ndërtimin e ardhmërisë demokratike të bazuar në vlerat evropiane.
XS
SM
MD
LG