Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se organizata radikale islamike e Libanit Hezbollah mund të dëshmojë se më nuk është organizatë terroriste nëqoftëse i ul armët dhe nuk e kërcënon paqen në Liban.
Bushi i bëri këto komente pas takimit në Zyrën Ovale me Mbretin e Jordanit Abdullah.
"Ne e shohim Hezbollahun si organizatë terroriste dhe shpresoj se Hezbollahu do të mund ta dëshmojë të kundërtën nëse i lë armët dhe nuk e kërcënon paqen", tha presidenti amerikan.
Hezbollahu ka 9 anëtarë në parlamentin e Libanit, dhe ishte organizator i tubimeve të fundit prosiriane që tubuan qindra mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG