Ndërlidhjet

DAMASK


Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak bëri një vizitë të papritur në Siri, ku me presidentin Bashar Assad diskutuan për rivendosjen e trupave të Sirisë në Liban dhe samitin arab në javën që vjen.
Ndërkohë në kryeqytetin e Libanit agjentët e forcave siriane të kundërzbulimit filluan t'i braktisin zyrat.
Tërheqja nga Bejruti u bë një ditë pas protestave të rreth 800 mijë libanezëve që kërkuan tërheqjen e plotë të Sirisë. Shumica e tyre e fajësojnë Damaskun për vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri.
XS
SM
MD
LG