Ndërlidhjet

NJU DELHI


Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara lidhur me projektin me kosto prej 4 miliard dollarësh për transportin e naftës mes Indisë dhe Iranit. Kjo ka të bëjë me shqetësimet amerikane për programet e armëve të Teheranit, ka thënë Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, e cila gjendet për vizitë në Indi.
Nga ana tjetër India i ka shprehur Rice shqetësimet e saj për mundësinë që Uashingtoni t'i shesë armatime të reja Pakistanit, vend fqinj dhe rival me Indinë.
XS
SM
MD
LG