Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair tha se nuk do të caktojë orar për tërheqjen e trupave nga Iraku.
"Trupat tona nuk do të largohen para se të përfundojnë punën atje" tha Bler në mbledhjen e dhomës së ultë të parlamentit. Ai i bëri këto komente një ditë pasi kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni paralajmëroi fillimin e tërheqjes së trupave italiane nga Iraku.
"Nga fillimi i shtatorit ne dëshirojmë të fillojmë reduktimin e trupave. Ne duhet të jemi krenar sepse jemi në vendin e tretë me numrin e ushtarëve në Irak, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe" tha Berluskoni.
XS
SM
MD
LG