Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, në kuadër të turneut në Azi, sot po qëndron në Pakistan. Ajo takohet me presidentin Pervez Musharaf dhe kryeministrin Shaukat Aziz. Gjatë ditës ajo qëndroi edhe në Nju Delhi, ku shprehu shqetësimin lidhur me projektin me kosto prej 4 miliard dollarësh për transportin e naftës mes Indisë dhe Iranit.
"Me qeverinë e Indisë diskutuam rreth projektit për transportin e naftës. Shqetësimet tona rreth kësaj çështjeje janë bërë të njohura nga ambasadori ynë dhe janë të njohura nga qeveria e Indisë" tha Rice.
XS
SM
MD
LG