Ndërlidhjet

KABUL


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, në Afganistan ka zhvilluar takime me drejtuesit më të lartë të vendit. Rice para mbërritjes në Kabul i ka cilësuar shumë pozitive hapat e Afganistanit drejt demokracisë. Pas takimit me presidentin Karzai Rice ka deklaruar:
"Ne kemi një angazhim afatgjatë në këtë vend. Ne mësuam, ndoshta në mënyrën më të rëndë, se çfarë do të thotë të mos jesh i angazhuar në plan afatgjatë. Kjo ndodhi me largimin tonë pas tërheqjes së forcave të ish Bashkimit Sovjetik nga Afganistani, ndaj dhe i përsërita presidentit Karzai se tragjedia e 11 shtatorit ishte një tragjedi e përbashkët e popullit amerikan dhe afgan." Më tej Rice ka shtuar se tashmë Afgansitani nga një vend burim terrorizmi është shndërruar në aleat në luftën kundër terrorit. Ndalesa në Kabul është pjesë e turneut, ku gjatë ditëve të shkuara Rice ka qëndruar në Indi dhe Pakistan.
XS
SM
MD
LG