Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Qeveria japoneze ka mbështetur kandidatin e presidentit Bush, Pol Wolfowitz për postin e kreut të Bankës Botërore. Edhe qeveria kineze ka deklaruar se do të punojë me zotin Wolfwitz apo këdo tjetër që do të emërohet në krye të Bankës Botëre. Ky post tradicionalisht i takon një amerikani. Wolfowitz aktualisht është nënsekretar i mbrojtjes, derisa në Evropë shihet si një figurë kundërthënëse dhe që nuk favorizon qasjet shumëpalëshe. Vetë Wolfowitz lidhur me emërimin e mundshëm në këtë post ka deklaruar:
"Kur ndihmojmë popujt e varfër ndihmojmë dhe vetveten. Zvogëlimi i shkallës së varfërisë është sa një çështje fisnike, po aq dhe e një çështje e interesit vetjak për vendet tona."
XS
SM
MD
LG