Ndërlidhjet

TOKIO


Qeveria japoneze ka mbështetur kandidatin e presidentit amerikan Bush, Pol Volfovic për postin e kreut të Bankës Botërore. Ndërkohë Komisioni Evropian është përmbajtur nga vlerësimi rreth kandidimit të Volfovicit si kryesues i Bankës Botërore. Në disa qendra evropiane ai konsiderohet arkitekt i luftës në Irak.
Vetë Volfovic lidhur me emrimin në këtë post ka deklaruar:
"Kur ndihmojmë popujt e varfër ndihmojmë edhe vetveten. Zvogëlimi i shkallës së varfërisë është një çështje fisnike, por po aq edhe një çështje e interesit për vendeve tona".
XS
SM
MD
LG