Ndërlidhjet

TOKIO/KABUL


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice arriti sot në Tokio, ku gjatë ditës pritet të takohet me zyrtarët më të lartë japonez, përfshirë këtu edhe kryeministrin Junichiro Koizumi. Mendohet se temë e këtyre bisedimeve do të jetë edhe çështja e programit bërthamor të Koresë Veriore. Ndërkaq, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë në Kabul, zonja Rice u shpreh për qëndrimin e saj të djeshëm në Afganistan. "Ky është udhëtimi im i parë në Afganistan dhe unë erdha këtu për të demonstruar përkushtimin e Amerikës që të jetë partner afat-gjatë dhe mik i popullit të Afganistanit", tha zonja Rice.
XS
SM
MD
LG