Ndërlidhjet

logo-print

LUKSEMBURG


Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana ka thënë sot se "bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës mund të fillojnë më vonë këtë vit, nëse plotësohen standardet ". Duke folur në mbledhjen e ministrave të mbrojtes së vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, zoti Solana tha se BE-ja "mbështet veprimin e Unmikut dhe të Kforit dhe përpjekjet e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe të institucioneve të qeverisjes". Havier Solana ka thënë se sfida kryesore mbeten përmirësimi i situatës ekonomike, mbrojtja dhe siguria e të gjitha bashkësive, përparimi në zbatimin e standardeve dhe decentralizimi.
XS
SM
MD
LG