Ndërlidhjet

TOKIO


Sekretarja e shtetit Condoleezza Rice i bëri thirrje Koresë së Veriut "menjëherë" t'u kthehet bisedimeve 6-palëshe për të zgjidhur krizën e programit bërthamor verikorean.
"Ta them hapur: Koreja e Veriut duhet t'u kthehet bisedimeve 6-palëshe menjëherë, nëse është serioze në qëllimet e saj për kërkimin e zgjidhjes, të cilën ne dhe palët tjera e kemi propozuar", tha Rice gjatë qëndrimit në Tokio.
Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend ta sulmojnë Korenë e Veriut.
Para vizitës së nesërme në Kinë, sekretarja e shtetit gjithashtu u bëri thirrje liderëve kinezë të ushtrojnë më shumë demokraci.
XS
SM
MD
LG