Ndërlidhjet

NJU JORK


Amina Wadud, profesoreshë e studimeve Islamike në Universitetin Comonwealth në Virginia, e ka thyer traditën, duke udhëhequr lutjen islamike të burrave dhe grave në Nju Jork, ndërsa jashtë ndërtesës, një grup protestuesish pohonin se lutjen mund ta udhëheqin vetëm burrat, dhe se kjo ishte blasfemi.
Lutja e së premtes u mbajt nën sigurimin e policisë, në kapelën pranë Katedralës të Shën Gjonit, pas refuzimeve nga xhamia e Nju Jork-ut dhe një galeri e artit.
Asra Noumani, aktiviste për të drejtat e grave myslimane, tha se ka ardhur të ndryshojë vendi i gruas në botën islame.
"Zëri i grave gjithmonë është heshtur nëpër shekuj nga traditat që i kanë sajuar burrat. Por gratë tani thonë se mjaft është mjaft. Ne do ta marrim vendin tonë të merituar në botën myslimane. Ne e ripohojmë vendin që na e dhanë Mohammedi dhe Islami në shekullin e shtatë", tha Noumani.
XS
SM
MD
LG