Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin filloi vizitën e parë në Ukrainë, pas revolucionit të trëndafiltë. Ai tha se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Fillimisht Putin u takua me presidentin Viktor Yushchenko dhe pritet të takojë edhe zyrtarët e tjerë të lartë në Kiev. Në fokus të bisedimeve janë raportet Rusi – Ukrainë dhe bashkimi eventual ekonomik ndërmjet Bellarusisë, Kazakistanit, Rusisë dhe Ukrainës. Rusia favorizon krijimit e unionit të tillë, mirëpo Ukraina ka thënë se nuk do ta pranojë nëse kjo rrezikon gjasat për anëtarësimin eventual në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG