Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Ukrainë u takua me presidentin Viktor Yushchenko dhe kryetarin e parlamentit Volodymir Litvin. Putin u angazhua për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik.
"Tregtia ndërmjet vendeve tona tani ndodhet në nivelin më të lartë, që nga pavarësimi i Ukrainës. Dhe, kjo siç thuhet nga shumica, për shkak se miliona njerëz në të dy vendet varen prej saj" tha Putin. Ndërkaq, sipas presidentit të Ukrainës, Viktor Youshchenko:
"Jemi të kënaqur me vizitën tuaj. Vendet tona kanë marrëdhënie të gjata strategjike në të gjitha drejtimet" tha Yushchenko. Kjo është vizita e parë e Putinit në Ukrainë, pas revolucionit të trëndafiltë që solli në pushtet Yushchenkon.
XS
SM
MD
LG