Ndërlidhjet

JERUALEM


Ushtria e Izraelit ka kumtuar se tre pjesëtarë të saj dhe një polic janë plagosur nga të shtënat e personave të armatosur palestinezë në Bregun perëndimor. Është bërë e ditur se një ushtar, që ishte plagosur sot herët në mëngjes në kampin e refugjatëve në al-Omri afër Ramallahut, është në gjendje serioze shëndetësore. Ky është sulmi i parë kundër forcave të Izraelit, prej se grupet militante palestineze, javën e fundit, shpallën mbështetjen e tyre për zgatjen e armëpushimit deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG