Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku tetë persona u vranë gjatë ditës së sotme në Irak. Një ushtar amerikan u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në afërsi të Kirkukut. Në Mosul ndërkaq, sot u vra shefi i departamentit të policisë kundër korrupsionit në Irak. Shpërthime ka pasur edhe në Basra, ku u vra një civil. Shefi i policisë Kazem Shuha sidoqoftë tha se gjendja e sigurisë është e mirë.
"Jemi përgjegjës për sigurinë e qytetarëve në Basra dhe pavarësisht nga këto raste, ky është qytet i sigurt. Ne kemi plan të qartë për sigurinë" tha Kazem.
Këto sulme ndodhën në ditën që shënon dy vjetorin e ndërhyrjes amerikane në Irak. Në vende të ndryshme u mbajtën protesta të kundërshtarëve të luftës në Irak.
"Poshtë Bleri. Poshtë Bushi" thirrnin protestuesit në Malajzi, ku aktivistët për të drejtat e njeriut kërkuan tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.
"Çfardo misioni paqëruajtës në Irak duhet të bëhet nga Kombet e Bashkuara" tha aktivistja Sivarasa Rasiah, nga Malajzia.
XS
SM
MD
LG