Ndërlidhjet

AMAN


Një gjykatë në Jordani dënoi liderin terrorist në arrati, Abu Musab al Zarqavi. Ai u shpall fajtor për planifikimin e sulmeve ndaj ambasadës së Jordanisë në Bagdad dhe u dënua me 15 vite burg. Al Zarqavi që njihet si udhëheqës i krahut të Al Kaidës në Irak, është terroristi më i kërkuar. Besohet se ai drejton sulmet kundër Shteteve të Bashkuara në Irak, ku grupi i tij disa herë ka marrë peng shtetas të huaj.
XS
SM
MD
LG