Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 10 persona u vranë sot në Irak, në ditën që shënon dyvjetorin e fillimit të sulmeve amerikane. Një ushtar amerikan u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në afërsi të Kirkukut. Në Mosul ndërkaq, sot u vra shefi i departamentit të policisë kundër korrupsionit në Irak. Shpërthime ka pasur edhe në Basra, ku u vra një civil. Ndërkohë, në vende të ndryshme u mbajtën protesta të kundërshtarëve të luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG