Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Britania tha se realizimi i planeve të Bashkimit Evropian për heqjen e embargos së armëve ndaj Kinës, është vështirësuar pas miratimit të ligjit që ndalon pavarësimin e Tajvanit, nga parlamenti kinez. Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw tha se me miratimin e ligjit që autorizon përdorimin e forcës, në rast të ndarjes së Tajvanit, Kina ka krijuar një gjendje të vështirë politike. Embargoja e armëve ndaj Kinës është vendosur pas protestave demokratike atje, në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG