Ndërlidhjet

NJU JORK


Kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka kërkuar nga udhëheqësit botërorë të miratojnë ndryshimet e parapara në mënyrën e funksionimit të organizatës botërore. Këto janë ndryshimet më të mëdha që nga krijimi i Kombeve të Bashkuara, 60 vjet më parë.
Propozimi i Annanit përfshin dhe zgjerimin e Këshillit të Sigurimit në 24 vende nga 15 që ka aktualisht, në mënyrë që ai të jetë më përfaqësues për realitetet gjeopolitike në shekullin e 21-të. Annan në reformat e parapara ka përfshirë dhe një konventë për luftimin e terrorizmit, që do të bëhet bazuar në përkufizimin global të terrorizmit.
Kreu i organizatës botërore kërkon dhe krijimin e një Këshilli të të drejtave të Njeriut që do zëvendësonte Komisionin aktul të të drejtave të njeriut, që shpesh ka qenë qendër e kritikave për mosefikasitet.
XS
SM
MD
LG