Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, ka pranuar sot në Bruksel se procesi i gjetjes së statusit të Kosovës është nisur dhe ai më nuk mund të ndalet, prandaj edhe Beogradi është i interesuar të luajë një rol konstruktiv në këtë proces. Tadiç sot në Bruksel është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe me komisionerin e zgjerimit Oli Ren. Që të dy këta zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, i kanë thënë mysafirit nga Beogradi se presin një rol konstruktiv gjatë këtij viti, sa i përket Kosovës, duke patur parasysh rëndësinë që ka ky proces edhe për rajonin. Javier Solana ka thënë se BE-ja pret kyçjen e serbëve në grupet punuese për standardet dhe po ashtu përfshirjen e tyre në institucionet e Kosovës. Oli Ren, komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, nën kompetencat e të cilit tani është edhe Ballkani, ka thënë sot në Bruksel se për BE-në është me rëndësi edhe kyçja e Beogradit në procesin e gjetjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG