Ndërlidhjet

BISHKEK


Kanë vazhduar demonstratat në Kirgistan në shenjë proteste ndaj shkeljeve në zgjedhjet e përgjithshme. Presidenti i vendit, Askar Akajev, ka kërkuar hetimin e ankesave për shkelje të rregullave zgjedhore, derisa protestuesit kanë marrë në kontroll në disa qytete një numër ndërtesash publike. Kryesuesi i rradhës i OSBE-së, Dimitrij Rupel ka kërkuar nga pozita dhe opozita që të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog. Edhe kreu i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka shprehur shqetësim lidhur me rritjen e dhunës në Kirgistan. Ndërkaq Rusia ka shprehur preokupimin lidhur me gjendjen e krijuar nga protestat e opozitës dhe ka kritikuar vëzhguesit e OSBE-së në zgjedhjet e përgjithshme.
XS
SM
MD
LG