Ndërlidhjet

PARIS


Zyrtarët e Francës, Britanisë dhe Gjermanisë filluan bisedimet me autoritetet e Iranit për vazhdimin e dialogut rreth programeve bërthamore. Vendet evropiane duan të sigurohen se Irani nuk po prodhon armë bërthamore, kurse përfaqësuesit iranianë thanë se aktivitetet e tyre janë vetëm për qëllime paqësore.
"Irani është i përcaktuar që të hap rrugën e përdorimit paqësor të teknologjisë bërthamore, megjithë frenimet dhe vështirësit e imponuara" tha Mohammad Saeedi, zëvendës president i Organizatës iraniane për Energji Bërthamore, sipas të cilit prodhimi i rrymës është synimi kryesor i programeve atomike të Iranit.
XS
SM
MD
LG