Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen dhe komandanti i KFOR-it, Ives de Kermabo, sot morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të NATO-s në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer tha se ngjarjet e fundit në Kosovë treguan se "çfarë do të thotë bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës". Petersen ndërkaq tha se "Kosova është në rrugën e duhur, por duhet të punohet edhe më tepër". Sipas tij, qeveria e re në Prishtinë e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjë në përmbushjen e standardeve prioritare, shumica prej të cilave janë të lidhura me sigurinë e lëvizjes së serbëve dhe dialogun me Beogradin".
"Kosova duhet të mbetet unike, qeveria dhe opozita poashtu, sidomos për gjërat madhore, siç është decentralizimi dhe debati për statusin final të Kosovës" tha Petersen.
XS
SM
MD
LG