Ndërlidhjet

HAGË/KOMBET E BASHKUARA


Ish gjenerali serb i Bosnjes, Vinko Pandureviq, i akuzuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në masakrën e Srebrenicës, iu dorëzua sot Tribunalit të Hagës. Që nga fillimi i vitit, në Hagë janë dorëzuar gjashtë serbë të Bosnjes. Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Paddy Ashdown tha se këto veprime mund të shënojnë kthesë në bashkëpunimin e Republikës Serbe me Tribunalin.
"Besoj se tani mund të shohim ndryshim në qasjen e autoriteteve dhe pranim të faktit se rruga për në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në ardhmërinë e vendit, kalon përmes Tribunalit të Hagës", tha Ashdown në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG