Ndërlidhjet

logo-print

BISHKEK


Ministri i ri i brendshëm i Kyrgistanit tha se qeveria ka të drejtë të përdor forcën për vendosjen e rregullit në vend. Ministri Keneshbek Dushebayev i bëri këto komente, pas ndërhyrjes së policisë në protestën e opozitës në kryeqytet dhe arrestimeve të shumta. Ndërkaq, ministri i mbrojtjes i Rusisë Sergei Ivanov tha se ka kohë që protestat e opozitës në Kyrgistan, nuk ishin të ligjshme.
"E ashtuquajtura opozitë ka arsye të mjaftueshme për të qetësuar situatën dhe për ta rikthejë në dialog politik" tha Ivanov. Rusia kritikoi edhe OSBE-në për qëndrimet e saj lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Kyrgistan, që janë shkaku kryesor i protestave.
XS
SM
MD
LG