Ndërlidhjet

logo-print

BISHKEK


Protestat anti-qeveritare në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek janë shoqëruar me dhunë paraditen e sotme, derisa njoftohet se mbështetësit e opozitës kanë hyrë në ndërtesën e qeverisë.
Opozita kërkon përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare dhe dorëheqjen e presidentit Askar Akajev.
"Akajev ik, Akajev ik, Policia është me ne", ishin këto thirrjet e demonstruesve mëngjesin e sotëm në Bishkek, derisa sipas korrespondentëve të Radios Evropa e Lirë protesta ka dhe në qytetet e Xhalalabadit dhe Oshit. Këto protesta nga një numër ekspertësh shihen si ndikim i revolucioneve demokratike të Ukrainës e Gjerogjisë në këtë ish republikë sovjetike.
XS
SM
MD
LG