Ndërlidhjet

logo-print

BISHKEK


Protestuesit anti qeveritar në Bishkek të Kirgistanit nga mesdita kanë hyë në ndërtesen e qeverisë dhe kanë vënë nën kontrroll radion dhe televizionin shtetëror.
Demontruesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Askar Akajev me shpjegimin se zgjedhjet parlamentare ishin të kurdisura në favor të qeverisë aktuale.
Protestuesit aktualisht janë duke shfytëzuar televizionin shtetëror për të emetuar pamjet e demonstratave, ndërsa radioja shtetërore ka filluar emetimin e programeve të radios Evropa e Lirë. Protestuesit ndërkohë kanë liruar nga burgu liderin e opozitës Feliks Kulov.
Lideri tjetër i opozitës Topçubek Turgunaliev sot u ka thënë protestuesve, përkatësisht mbështetësve se së shpjeti do të formohet qeveria e re.
"Kjo do të jetë një qeveri e përkohshme, qeveri e shpëtimit kombëtar ose qeveri që do të përfshijë shumë parti nga rradhët e opozitës", ka thënë Turgunaliev.
Demonstrata anti-qeveritare janë duke u mbajtur edhe në qytetet tjera siç janë Xhalalabad, Osh dhe Batken ku protestuesit gjithashtu kanë vënë nën kontrroll ndërtesat e administratës qeveritare.
Protestat në Kirgistan nga shumë analistë vlerësohen të jenë të ndikuara nga revolucionet demokratike në Ukrainë dhe Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG