Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Në 6 – vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s kundër caqeve serbe, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jaap De Hoop Shefer, ka deklaruar se NATO-ja ende luan një rol të rëndësishëm në stabilizimin e Kosovës.
"Ndonëse kemi një situatë të qetë, në të cilën populli i Kosovës po tregon një pjekuri, gjendja në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë", ka thënë Shefer.
Gjatë ditës Jaap De Hop Shefer ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano. Me këtë rast Shefer ka thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO varret pos tjerash edhe nga procesi i ardhshëm zgjedhor, për të shtuar se në planin e reformave në sferën e mbrojtjes në Shqipëri është bërë progres i madh.
Kryeministri Nano ka thënë se Shqipëria meriton anëtarësimin në NATO në samitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG