Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryesuesi i rradhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Dimitri Rupel, i cili njëherit është edhe ministër i punëve të jashtme të Sllovenisë, është takuar sot në Prishtinë me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Pas takimit, zoti Rupel ka thënë se ngjarja mbase fatkeqe e aktpadisë së ngritur kundër ish kryeministrit Ramush Haradinajt është pasqyruar pozitivisht veçanërisht në përmbushjen e njërit prej tetë standardeve të përcaktuara nga komuniteti ndërkombëtar. Rupel takohet edhe me kreyministrin Bajram Kosumi dhe me shefin e administratës ndërkombëtare, Soren Jessen Petersen.
XS
SM
MD
LG