Ndërlidhjet

NJU JORK


Në listën e kandidatëve për postin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, ndodhen edhe gjashtë evropianë. Kombet e Bashkuara njoftuan se kandidat janë edhe shefi aktual i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen dhe ish shefi i UNMIK-ut, Bernard Kouchner. Kandidatët tjerë nga Evropa janë: Emma Bonino, anëtare e parlamentit evropian nga Italia, Hans Dahlgren nga Suedia, ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres dhe Mark Vervilghem nga Belgjika.
XS
SM
MD
LG