Ndërlidhjet

logo-print

BISHKEK


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kirgistanit, Kurmanbek Bakiyev tha se është formuar qeveria e re dhe se zgjedhjet do të rimbahen brenda tre muajsh. Këtë koment ai e bëri pasi parlamenti e caktoi në këtë post. Ai nuk dha detaje për statusin e presidentit Askar Akayev, qeveria e të cilit u përmbys dje.
Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice theksoi nevojën për stabilitet në Kirgistan.
"Duam një proces të qetë, si rezultat i të cilit do të mund të mbaheshin zgjedhjet dhe vendi të ec përpara. Është e qartë se të gjitha palët duhet të heqin dorë nga dhuna, sepse në këtë proces nuk ka vend për dhunë" tha Rice.
Këto zhvillime në Kirgistan ndodhin pas protestave disajavëshe të opozitës dhe vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare.
XS
SM
MD
LG