Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Raporti i Kombeve të Bashkuara për vrasjen e ish kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri thotë se shërbimet libaneze të sigurisë dhe shërbimet informative të ushtrisë së Sirisë, bartin përgjegjësinë për mungesën e ruajtjes së rendit dhe ligjit në Liban.
Ambasadori i Sirisë në OKB, Fayssal Mekdad ndërkaq tha se vendi i tij nuk ka lidhje me vrasjen.
"Kategorikisht i hedh poshtë këto akuza. Siria nuk do të bënte gjëra të tilla, që janë moralisht të papranueshme" tha Mekdad. Hariri u vra muajin e kaluar në Bejrut dhe opozita fajësoi qeverinë e vendit dhe Sirinë për vrasjen.
XS
SM
MD
LG