Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Kombet e Bashkuara mbrëmë vonë kanë shpallur emrat e 8 kandidatëve për postin e komisionarit të lartë për refugjatë. Ndër kandidatët janë edhe kryeadministori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen nga Danimarka, Emma Bonino nga Italia, Antonio Guterres, ish kryeministër i Portugalisë, Bernard Kushner nga Franca, Garret Evans nga Grupi ndërkombëtar i krizave dhe ish kryeministër i Australisë. Në postin e komisionarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë deri tash ishte Ruud Lubbers nga Holanda, që dha dorëheqje në muajin shkurt të këtij viti pasi ishte akuzuar për keqtrajtim seksual.
XS
SM
MD
LG