Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Dan Kurtzer e ka përsëritur qëndrimin e presidentit amerikan, George Bush se është jorealiste të pritet tërheqja e plotë e Izraelit nga Bregu Perëndimor, nën çfarëdo marrëveshje të ardhshme paqësore me palestinezët. Këto komente zotit Kurtzer i bëri në radion e Izraelit. Agjencitë e lajmeve raportojnë se palestinezët e kërkojnë të plotë Bregun Perëndimor, si pjesë e marrëveshjes së ardhshme për shtetin e pavarur. Izraeli e okupoi Bregun Perëndimor gjatë Luftës në vitin 1967.
XS
SM
MD
LG