Ndërlidhjet

logo-print

EREVAN


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin tha sot se presidenti i përmbysur i Kirgistanit, Askar Akajev është i mirëseardhur për të qëndruar në Rusi, nëse ai dëshiron. Këto komente zotit Putin i bëri gjatë vizitës së tij në Armeni. Aktualisht, nuk dihet se ku është zoti Akayev. Presidenti Putin tha se ai është i gatshëm të punoj me liderët opozitarë në Kirgistan. Zoti Putin shprehu keqardhje për përdorimin e forcës ilegale, siç tha ai, për ta zgjidhur konfliktin atje. Por, ai tha se situata në Kirgistan është pasojë e dështimeve të qeverisë së mëparshme.
XS
SM
MD
LG