Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një gjykatës federal sot ka vendosur kundër riaktivizimit të gypave të ushqimit për gruan me tru të dëmtuara, Terri Schiavo. Kjo grua nga Florida për më tepër se gjashtë ditë është lënë pa ushqim artificial në spital, sipas vendimeve gjyqësore. Ofensivë juridike për dhënien e ushqimit artificial po bëjnë prindëritm e saj, Kongresi i Shteteve të bashkuara dhe guvernatori i Floridës, Jep Bush. Agjencitë e lajmeve raportojnë se bashkëshorti i zonjës Schiavo, ka thënë se ajo nuk ka shpresë për shërim dhe nuk do të dëshironte që të mbahej në jetë artificialisht. Prindërit e gruas thonë se besojnë e bija e tyre do të mund të përmirësohej dhe nuk dëshirojnë që ajo të vdes.
XS
SM
MD
LG