Ndërlidhjet

MINSK


Policia në Minsk ka arrestuar rreth 100 njerëz pasi mbi 1.000 protestues morën pjesë në tubimin që nuk ishte lejuar nga autoritetet, në të cilin u kërkua dorëheqja e presidentit Aleksander Lukashenka.
Shumica demonstruan kundër aplikimit të tatimit të vlerës së shtuar prej 18%, disa mbështetën politikanin Mikhail Marinich, i cili gjendet në burg nën akuzat për vjedhje, ndërsa të tjerët kërkuan qeveria t'i zbulojë vrasësit e operatorit televiziv Dmitry Zavadsky, i cili tashmë 5 vjet konsiderohet i zhdukur.
Andrei Klimov, njëri nga organizatorët, i tha radios "Evropa e Lirë" se protestat e shënojnë fillimin e revolucionit në vend.
"Ngjarjet vetëm sa kanë filluar. Sot filloi revolucioni në Bellorusi, dhe besoj që do të përfundojë me sukses. Jam i bindur se do t'ia dalim mbanë ta largojmë Lukashenkan nga pushteti", tha Klimov.
Mbështetësit e opozitës e kritikojnë presidentin për mashtrime në zgjedhjet e kaluara dhe në referendum, i cili i mundësoi të kandidojë për mandatin e tretë.
XS
SM
MD
LG